Ndërlidhjet

BE cakton ekspertë të pavarur për të hetuar akuzat ndaj EULEX-it


Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini
Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka njoftuar se do të emërojë një ekspert të pavarur ligjor i cili do të merret me akuzat për korrupsion të lartë brenda EULEX-it në Kosovë.

“Eksperti ligjor do të merret me analizën e zbatimit të mandatit të EULEX-it në Kosovë, e në veçanti me mënyrën se si ky mision është përballur me akuza për korrupsion të lartë në radhët e veta”, ka thënë Mogherini, të martën në një konferencë për media në Bruksel.

XS
SM
MD
LG