Ndërlidhjet

Republikanët marrin kontrollin e Senatit


Ilustrim
Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, republikanët kanë fituar garën për Senat në të paktën shtatë shtetet kryesore, të cilat kontrolloheshin deri më tani nga demokratët.

Ndërkohë, republikanët kanë ruajtur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, duke marrë kështu kontrollin e dy dhomave të Kongresit amerikan, për të parën herë që nga viti 2006.

Republikanët kanë fituar vende në Senat në shtetet Montana, Kolorado, Virxhinia Perëndimore, Dakota e Jugut, Arkansa dhe Karolina e Veriut dhe Ioëa.

Analistët politikë thonë se një Kongres i kontrolluar nga shumica republikane do të jetë një vështirësi për Presidentin amerikan Barack Obama, gjatë dy viteve të tij të fundit në detyrë.

Të martën, votuesit amerikanë janë përcaktuar për 36 senatorë të 435 anëtarët e Dhomës Përfaqësuese dhe 36 guvernatorë të shteteve.

XS
SM
MD
LG