Ndërlidhjet

KE mban konferencë për energjinë e rinovueshme


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian organizon sot një konferencë në Bruksel, e cila ka për qëllim nxitjen e politikave të qëndrueshme të energjisë në Azinë Qendrore.

Konferenca njëditore do të fokusohet në mundësitë e bizneseve private për prodhimin e energjisë së rinovueshme në Azinë Qendrore, përfshirë energjinë e erës, diellore dhe hidroelektrike.

Mysafirët që do të flasin, përfshijnë zyrtarë të qeverive të Kazakistanit, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit.

Fjalime do të mbajnë edhe zyrtarë të lartë të energjisë nga Komisioni Evropian dhe specialistë të sektorit privat në fushën e energjisë së rinovueshme.

XS
SM
MD
LG