Ndërlidhjet

SHBA ndihmon Ukrainën për të hetuar vrasjen e dy tinejxherëve


Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë
Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

Uashingtoni do të ndihmojë Ukrainën në hetimet e saj, lidhur me shpërthimin në një shkollë në lindje të Donetskut, që shkaktojë vrasjen e dy tinejxherëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka dënuar hedhjen e granatave në Donjeck i cili kontrollohet nga rebelët pro-rusë, ku përveq vrasjes së dy tinejxherëve janë lënduar edhe shumë të tjerë.

Më 5 nëntor, shpërthime të mëdha kanë ndodhur përreth aeroportit të Donjeckut, ku forcat qeveritare janë rrethuar nga separatistët pro-rusë.

Një prej këtyre bombave është hedhur afër një shkolle, ku janë vrarë dy nxënës.

Kievi ka thënë se prapa këtij sulmi qëndrojnë separatistët pro-rusë.

Në anën tjetër separatistët e kanë hedhur fajin tek forcat e Ukrainës.

Përkundër arritjes së marrëveshjes për armëpushim mes separatistëve dhe forcave ukrainase më 5 shtator, luftimet mes tyre nuk kanë përfunduar akoma në lindje të Ukrainës.

Nga prilli në këtë vend janë vrarë më shumë se 4,000 persona.

XS
SM
MD
LG