Ndërlidhjet

Kina investon 800 milion dollarë në Taxhikistan


Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon gjatë takimit me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Beijing, më 7 nëntor.
Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon gjatë takimit me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Beijing, më 7 nëntor.

Një provincë në Kinë ka njoftuar se do të investojë 800 milionë dollarë në sektorin e bujqësisë në Taxhikistan.

Marrëveshja është arritur, sot, në Beijing gjatë një takimi mes Presidentit taxhik, Emomali Rahmon dhe guvernatorit të provincës Henan të Kinës, Xie Fuzhan.

Rahmon është takuar po ashtu edhe me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Zyrtarët taxhik dhe kinezë, kanë diskutuar dhe nënshkruar dokumente që kanë të bëjnë me realizimin e projekteve të ndryshme, ku përfshihet edhe ndërtimi i një gazsjellësi, hidrocentrali dhe hekurudhe në Taxhikistan.

Taxhikistani është vendi më i varfër i ish-republikave sovjetike në Azinë Qendrore.

XS
SM
MD
LG