Ndërlidhjet

Thaçi: Vetëm dy opsione për zgjidhje të krizës


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se zhvillimet e fundit politike tregojnë se vendi ndodhet në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik.

Komentet e tij vijnë pasi blloku pas-zgjedhor, i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosja, ka njoftuar se heq dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, me kushtin që shumicës parlamentare t’i jepet e drejta për ta qeverisur vendin.

“Zgjidhja që ndodhet para nesh, mbi gjithçka tjetër, kërkon maturi politike. Dhe unë dua të besoj se ne, si liderë, patjetër duhet të sillemi në mënyrë të tillë. Nuk ka më kohë për eksperimente amatoreske politike, por tani është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira”, ka shkruar Thaçi në Facebook, duke thënë se janë dy opsione që duhen marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt.

“Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja. Ndërsa, opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtezakonshme. Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile”, ka thënë Thaçi.

XS
SM
MD
LG