Ndërlidhjet

Obama kërkon fonde për luftën kundër IS-it dhe Ebolës


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar nga Republikanët dhe Demokratët që, para fundit të vitit, të miratojnë fondet për të luftuar militantët e Shtetit Islamik(IS) dhe Ebolën.

Obama ka kërkuar nga ligjvënësit që të mbështesin kërkesën e tij për 5.6 miliardë dollarë, për operacionet në Irak dhe Siri, kundër Shtetit Islamik.

Kjo shumë përfshin 1.6 miliard dollarë për vendosjen e 1,500 trupave shtesë në Irak, të cilët janë autorizuar nga presidenti Obama më 7 nëntor.

Kjo shifër do ta çonte në 3,100 numrin e trupave amerikane që trajnojnë forcat irakiane dhe kurde.

Obama po ashtu ka kërkuar 6.1 miliardë dollarë fonde emergjente për të luftuar Ebolën.

XS
SM
MD
LG