Ndërlidhjet

Përpjekje për të ulur tensionet mes Kinës dhe Japonisë


Presidenti i Kinës, Xi Jinping.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë zhvilluar një takim, në përpjekje për të ulur tensionet mes këtyre dy vendeve.

Të dy, janë takuar në margjinat e samitit të nivelit të lartë për Bashkëpunim Ekonomik në Azi-Paqësore, e cila po mbahet sot në Pekin.

Kryeministri Abe, u ka thënë gazetarëve se së bashku me Presidentin e Kinës, kanë rënë dakord që të fillojnë përgatitjet për të trajtuar krizën mes tyre lidhur me çështjet bregdetare.

Të dy vendet, kanë probleme lidhur me një grup ishujsh, të cilët kontrollohen nga Japonia, por që ndaj tyre ka pretendime edhe Kina.

XS
SM
MD
LG