Ndërlidhjet

Pentagoni: Lideri i IS-it nuk është sulmuar


Lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
Lideri i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, ka thënë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër një konvoji në veri të Irakut, kanë pasur në shënjestër “udhëheqësit e betejave” të Shtetit Islamik, por jo liderët e lartë, si Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi më i lartë i grupit xhihadist.

Warren ka thënë se zyrtarët amerikanë nuk janë në gjendje të konfrmojnë raportet se al-Baghdadi është plagosur.

Warren po ashtu ka thënë se SHBA-ja nuk është duke sulmuar al-Bahdadin në veçanti, por bën përpjekje të degradojë aftësinë e grupit për të komanduar forcat e tij luftarake.

Disa media kanë thënë se al-Baghdadi është plagosur.

Associated Press, më 9 nëntor, ka cituar dy zyrtarë irakianë dhe televizionin e këtij vendi të kenë thënë se ai është plagosur nga sulmet ajrore në provincën Anbar, në perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG