Ndërlidhjet

Rusia abstenon nga votimi për EUFOR-in në Bosnjë


Vitaly Churkin, foto nga arkivi
Vitaly Churkin, foto nga arkivi

Rusia ka abstenuar gjatë votimeve në Këshilin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuuara për të zgjatur mandatin edhe për një vit të forcës paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë, EUFOR.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, tha se qytetarët e këtij shteti ballkanik nuk duhet të detyrohen në drejtim të Bashkimit Evropian.

Ky hap i pashembullt deri më tash pasqyron tensionet ndërmjet Moskës dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë dhe çështjeve të tjera.

Vendimi për zgjatjen e mandatit të forcës së BE-së në Bosnjë e Hercegovinë megjithatë u miratua nga 14 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, duke qenë se Rusia nuk e shfrytëzoi të drejtën e vetos që ka si anëtare e përhershme.

Philippe Bertoux, nga misioni francez në OKB, ka shkruar në rrjetin social Twitter, se Rusia asnjëherë nuk e ka kundërshtuar deri më tash misionin paqeruajtës evropian në Bosnjë.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit, votimi për mandatin e EUFOR-it nuk ishte unanim në KS të OKB-së.

XS
SM
MD
LG