Ndërlidhjet

NATO diskuton për Ukrainën, IS-in…


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltneberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltneberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltneberg, ka organizuar një konferencë në Split të Kroacisë.

Forumi, që mbledh zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të industrisë së mbrojtjes, shihet si mundësi e madhe për të diskutuar krizën në Ukrainë dhe luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

Në deklaratën e NATO-s për këtë ngjarje thuhet se zhvillimet në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut e kanë vënë gatishmërinë në krye të prioriteteve të NATO-s.

Kroacia i është bashkuar NATO-s në vitin 2009.

XS
SM
MD
LG