Ndërlidhjet

logo-print

Paqja në Afganistan, në interes të Pakistanit


Ghani dhe Sharif

Ghani dhe Sharif

Kyreministri i Pakistanit, Navaz Sharif, ka premtuar mbështetje për homologun afgan, Ashraf Ghani, në përpjekjet për të sjellë paqe në Afganistan.

Pas takimit të tyre në Islamabad, Ghani ka thënë se një Afganistan i qetë, i qëndrueshëm, i bashkuar dhe i begattë është në interesin kombëtar të Pakistanit.

“Siguria dhe prosperiteti ynë i ardhshëm janë të ndërlidhur”, ka thënë Sharif.

Ghani, ndërkaq, u ka bërë thirrje talibanëve dhe grupeve të tjera militante në Afganistan që t’iu bashkohen bisedimeve për paqe.

Paraardhësi i Ghanit, Hamid Karzai, vazhdimisht ka akuzuar Pakistanin se siguron mbështetje për luftëtarët talibanë dhe militantët e tjerë, të cilët përdorin rajonet fisnore të Pakistanit si baza për të sulmuar forcat afgane dhe të NATO-s.

Islamabadi hedh poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG