Ndërlidhjet

Ish-kryeministri kazak, në arrest shtëpiak


Ish-kryeministri kazak, Serik Akhmetov
Ish-kryeministri kazak, Serik Akhmetov

Ish-kryeministri kazak, Serik Akhmetov, është vënë në arrest shtëpiak, nën akuzat për korrupsion.

Agjencioni Anti-Korrupsion i Shtetit, ka njoftuar sot më 19 nëntor, se arrestimi i Akhmetov, ka të bëjë me hetimet që kanë nisur ndaj disa zyrtarëve të shtetit.

Detaje tjera nuk janë bërë publike.

Akhmetov, 56 vjeç, shtetas kazak i rajonit Qaraghandy, ka shërbyer si kryeministër nga shtatori 2012 deri në prill 2014.

Në prill, ai është emëruar si ministër i Brendshëm, por muajin e kaluar ka dhënë dorëheqje, me ç'rast është thënë se është ‘vendim personal’, i tij.

Akhmetov, ka dhënë dorëheqje, disa javë pasi që hetuesit arrestuan governatorin e rajonit Qaraghandy, Bauyrzhan Abdishev, kryetarin e qytetit, Meiram Smagulov, dhe disa zyrtarë të tjerë lokalë, të akuzuar për korrupsion.

XS
SM
MD
LG