Serbia është e gatshme për hapjen e kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, lidhur me Kosovën, ka thënë për gazetën serbe “Danas”, shefja e ekipit negociator të Serbisë me BE-në, Tanja Mishçeviq.
"Detyra jonë është që të jemi të gatshëm. Nuk e di se kur mund të pritet hapja e kapitullit, për shkak se për të vendosur për këtë gjë, shtetet anëtare duhet të kenë një konsensus", ka tënë Mishçeviq.
Kapitulli 35, në kuadër të bisedimeve që Serbia zhvillon me BE-në për anëtarësimin e saj, i kushtohet ekskluzivisht normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja ka hapur procesin negociator për anëtarësim me Serbinë më 21 janar të këtij viti.