Ndërlidhjet

Pas gjashtë vjetësh në burg, lirohet blogeri iranian


Blogeri, Hossein Derakhshan

Blogeri, Hossein Derakhshan

Blogeri iranian, Hossein Derakhshan, i njohur me emirn "Blogfather” për përpjekjet e tij për të pupullarizuar blogerin në Iran, është liruar pasi ka kaluar gjashtë vjet në burg.

Derakhshan, ka qenë i dënuar me 19 vjet burgim, me akuzat se ka përhapur propagandë.

Në rrjetet sociale, Derakhshan ka njofruar për lirimin e tij, me ç’rast ka bërë të ditur se është falur nga kryeprokurori i shtetit, Ali Khamenei.

Arsyet për lirimin e tij, nuk janë të njohura. Derakhshan, është konsideruar si një figurë kontraverse.

Monitoruesi francez për gazetarët pa kufinjë, ka bërë të ditur se Irani, është vendi me numrin më të lartë të gazetarëve dhe blogerëve të burgosur.

XS
SM
MD
LG