Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Qyteti Ramadi sulmohet nga militantët e IS-it


Pamje nga shkatërrimet në qytetin Ramadi

Pamje nga shkatërrimet në qytetin Ramadi

Militantët e Shtetit Islamik e kanë lansuar një sulm kundër qytetit Ramadi në provincën Anbar, në pjesën perëndimore të Irakut.

Zyrtarët e sigurisë thanë sot se luftëtarët e Shtetit Islamik e kanë sulmuar qendrën e Ramadit me predha, ndërsa në periferi ka pasur përleshje.

Zyrtari i provincës Anbar, Hathal al-Fahdawi, tha se nga xhamitë është bërë thirrje që “secili që mund të bartë armë të mbrohet nga sulmuesit”.

Pjesa më e madhe e Ramadit, që është 100 kilomtra në perëndim të kryeqytetit Bagdad, është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik. Këta militantë kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Në provincën Anbar, vetëm pak hapësira mbeten nën kontrollin e forcave të sigurisë së Irakut, që mbështeten nga milicitë shiite dhe luftëtarët fisnorë.

Humbja e e plotë e Ramadit do të ishte dështim i forcave të qeverisë, të cilat këtë javë e kanë thyer një rrethim të militantëve të Shtetit Islamik, në rafinerinë më të madhe në Irak.

XS
SM
MD
LG