Ndërlidhjet

Maqedoni: Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi, jo efikas


Flamuri i Maqedonisë

Flamuri i Maqedonisë

Ekspertët juridik theksojnë se nevojitet ndryshimi i menjëhershëm i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, ngase zbatimi në praktikë i të njëjtit nuk arrinë të sigurojë mbrojtje cilësore kundër llojeve të ndryshme të diskriminimit për qytetarët e Maqedonisë.

Analizat e Institutit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Shkup, kanë nxjerë në pah se ligji në fjalë edhe pse është miratuar para katër vitesh si pasojë e më shumë paqartësive brenda ligjit nuk arrinë të parandalojë llojet e ndryshme të diskriminimit në Maqedoni, njëherësh nuk arin të ofrojë mbrojtje institucionale për qytetarët kur pëballen me diskriminimin.

Në këtë analizë theksohet mungesa e ngritjes së vetëdijes së qyetarëve për të detektuar rastet që kanë të bëjnë me diskriminimin në secilën formë që ai mund të shfaqet në shoqëri.

“Është mëse e qartë se diskrimini në Maqedoni, jo vetëm që nuk trajtohet në mënyrë siç duhet trajtuar, por njëhërit shumë pak lëndë marrin epilog gjyqësor edhe në ato raste kur detektohet kjo dukuri”, thekson ish gjykatsja për të drejtat e njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikollovska ,aktualisht drejtuese e Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë drejtim Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë, thekson se zanafilla e mos zbatimit të ligjit për parandalimin e diskriminimit qëndron në qasjen e pabarabartë të institucioneve shtetërore ndaj interesave të qyetarëve.

“Organet shtetërore në Maqedoni janë ato që i diskriminojnë më shumë qytetarët. Institucionet në Maqedoni jo rrallë herë shprehen se janë në funksion të realizimit të interesave të qyetarëve por realisht kur duhet të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e shtetit ata mbrojnë anën e shtetit dhe njeherit janë qyetarët ata të cilët ngelin të dëmtuar”, thekson Albert Musliu.

Në anën tjetër, Marjan Ponjaviq këshilltar shtetëror për parandalimin e diskriminimit, që funksionon në kuadër të zyrës së Avokatit të Popullit thotë se komisioni shtetëror për mbrojtje nga diskriminimi përkudër asaj se është themeluar para më shumë se tre vitesh, si pasojë e mungesës së mjeteve finaciare nuk arrinë të funkionoj në bazë të kapaciteve për çka është themeluar.

“Nëse shtrojmë pyetjen nëse komisioni përkatës për mbrojtje nga diskriminimi, disponon me kushte adekuate për të kryer detyrimet që i pëkasin me ligj, përkatësisht disponon me personel adekuat profesional, mjete të mjaftueshme financiare dhe gjithçka që lidhet me funksionimin e mirëfillt të këtij komisioni, më duhet të konstatojmë se fatkeqësisht në pjesën më të madhe pëgjigjja ndaj këtyre pyetjeve do të jetë negative”, thekson Marjan Ponjaviq.

Ndryshe ligji për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili është miratuar para katër vitesh, parashikon ndalesë të çdo diskriminimi të drejtpërdrejtë apo indirekt,në të gjitha lëmitë e shoqërisë përfshirë ketu lëminë e punës dhe marrëdhënieve të punës, arsimit, shkencës dhe sportit ,sigurim social, banim, anëtarësim dhe veprim në sindikata, parti politike dhe çdo organizatë joqeveritare.

XS
SM
MD
LG