Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Ushtria e vrau një palestinez në kufirin me Gazën


Panoramë e Jerusalemit

Panoramë e Jerusalemit

Ushtarët izraelitë e kanë vrarë një palestinez në kufirin me Gazën. Kjo është vrasja e parë në territorin e Gazës prej arritjes së marrëveshjes së përkohshme në muajin gusht, me të cilën përfunduan luftimet që zgjatën disa javë.

Zyrtarët palestinezë thanë se sot është vrarë një palestinez 32 vjeçar, qartas nga trupat izraelite.

Ushtria e Izraelit tha se dy palestinezë i ishin afruar murit ndarës ndërmjet Izraelit dhe Rripit të Gazës, përkundër të shtënave alarmuese në ajër. Megjithatë palestinezët nuk janë ndalur, kështu që njëri është goditur në “gjymtyrët e poshtme”.

Ushtria e Izraelit nuk ka mundur të konfirmoj se ka pasur të vrarë nga të shtënat.

Ky incident ndodhi në kohën kur janë shtuar tensionet ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve lidhur me vendet e shenjta në Jerusalem.

XS
SM
MD
LG