Ndërlidhjet

logo-print

Thirrje për përfshirjen e gruas afgane në bisedimet për paqe


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia e ndihmës ‘Oxfam’, thotë se gratë afgane janë duke u përjashtuar nga përpjekjet për të negociuar paqen me talibanët. Ky agjencion thotë se pa përfshirjen e grave në këtë proces, vështirë se mund të arrihet ndonjë rezultat i mirë për të drejtat e tyre.

Në një raport të lëshuar sot më 24 nëntor, Oxfam thotë se nga viti 2005 deri më tani ka numëruar 23 raunde të bisedimeve për paqe mes talibanëve dhe negociatorëve ndërkombëtarë, ku asnjë grua nuk ka qenë pjesëmarrëse.

Ky raport po ashtu thotë se nga 70 anëtarët e Këshillit të Lartë të Paqës në Afganistan, vetëm nëntë janë femra, dhe roli i tyre është kryesisht simbolik.

Ndryshe më 23 nëntor, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë për Reuters se talibanët janë të pajtimit që të bisedojnë edhe me gratë, por vetëm pasi që të largohen nga Afganistani të gjithë trupat ndërkombëtarë.

XS
SM
MD
LG