Ndërlidhjet

Papa: Evropa të ripërtrihet


Papa Françesk gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian

Papa Françesk gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian

Papa Françesk, në fjalimin e parë të liderit të Kishës Katolike në Parlamentin Evropian në 25 vitet e fundit, ka theksuar se dëshiron ta “ripëtrijë” Evropën, që shihet si e moshuar dhe e lodhur.

Ai u tha sot anëtarëve të Parlamentit Evropian në Strasburg se BE-ja shpeshherë shihet si “gjyshe”, e cila nuk është “e frytshme dhe e gjallë” dhe ka kërkuar nga ata që ta ripërtrijnë fokusin e tyre në të drejtat e njeriut dhe “dinjitetin” e popullit.

Papa Françesk, po ashtu, u ka bërë thirrje vendeve evropiane, që të tregojnë pranim më të madh të imigrantëve dhe të mos lejojnë që Deti Mesdhe të bëhet “varrezë e madhe”, që ishte referencë për qindra refugjatë afrikanë dhe të Lindjes së Mesme, që e kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë me anije.

Papa është shprehur se “idetë njëherë të mëdha” të Evropës, janë zëvendësuar me “burokraci”.

Në vitin 1988, Papa Gjon Pali i Dytë e kishte vizituar Parlamentin Evropian.

XS
SM
MD
LG