Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se nuk do të aneksojë rajonet e shkëputura nga Gjeorgjia


Zëvendësministër i Jashtëm rus, Grigory Karasin

Zëvendësministër i Jashtëm rus, Grigory Karasin

Rusia ka hedhur poshtë deklaratat që e akuzojnë atë se po planifikon që të aneksojë rajonet e ndara të Gjeorgjisë, Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.

Zëvendësministri i Jashtëm, Grigory Karasin, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se ‘nuk ka asgjë të vërtetë në këtë çështje’.

Gjeorgjia dhe Perëndimi kanë kritikuar marrëveshjen për ‘partneritet strategjik’ mes Rusisë dhe Abkhazisë e nënshkruar më 24 nëntor.

Tbilisi këtë marrëveshje e ka konsideruar si përpjekje të Rusisë për të aneksuar këtë rajon.

Por Karasin ka thënë se Rusia ‘nuk do të kursejë asgjë”, dhe se ajo do të bëj çdo gjë që është e mundur që Abkhazia të mos ndihet e rrezikuar.

“Si një shtet i madh dhe i fuqishëm, Rusia është përgjegjëse për stabilitetin në kufijtë e saj dhe çdo gjë që është në proces përgjatë kufijve të saj," ka thënë Karasin.

Bazë marrëveshjes për ‘partneritet strategjik’, Rusia dhe Abkhazia do të themelojnë një forcë të përbashkët militare, që do të udhëhiqet nga një komandant rus.

XS
SM
MD
LG