Ndërlidhjet

OBSH: Afro 7,000 të vdekur nga Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Numri i të vdekurve nga Ebola në Afrikën Perëndimore është rritur në 6,928, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Shifra është rritur për më shumë se 1,000 që nga raporti i fundit i OBSH-së, që është publikuar të mërkurën, por ajo përfshin edhe vdekje të paraportuara më herët.

Ekspertët thonë se shkalla e infeksionit është "më e rëndësishme" sesa numri i të vdekurve, pasi ajo reflekton mënyrën se si përhapet virusi.

Shkalla e infeksionit është në rënie në Liberi, por mbetet e lartë në Siera Leone dhe Guine.

Këto edhe janë tre vendet e goditura më së keqi nga shpërthimi i sivjetmë i Ebolës.

Në këto tre shtete janë raportuar mbi 16,000 raste me këtë virus.

XS
SM
MD
LG