Ndërlidhjet

Papa, në ditën e fundit në Turqi


Pap Françesku

Pap Françesku

Papa Françesku, lideri i 1.2 miliard katolikëve të botës, përfundon sot vizitën treditore në Turqi.

Në Stamboll, ai do të takojë sërish Patriarkun Bartolomeu, liderin shpirtëror të ortodoksëve në glob.

Dy udhëheqësit e krishterë pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për tejkalimin e përçarjeve 1,000-vjeçare në Kishën e Krishterë.

Të shtunën, Papa është lutur në Xhaminë e Sulltan Ahmetit së bashku me Myftiun e Stambollit, Rahmi Yaran.

Gjatë qëndrimit në Ankara, të premten, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.

XS
SM
MD
LG