Ndërlidhjet

Super Victor, maskota e Euro 2016


Maskota për Euro 2016
Maskota për Euro 2016

Maskota për Kampionatin Evropian të Futbollit, që do të zhvillohet në Francë më 2016, është emëruar Super Victor.

Kjo, sipas votave të rreth 100,000 përdoruesve të internetit që kanë marrë pjesë në anketë.

Maskota, një karakter i filmave vizatimorë, i veshur si futbollist me të kaltër dhe të bardhë, ka bërë paraqitjen e parë në fushë në stadiumin Velodrome, në Marseille, para ndeshjes miqësore Francë-Suedi, më 18 nëntor.

Në vitin 1984, maskota për Kampionatin Evropian në Francë ka qenë Peno.

Euro 2016 do të zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik.

XS
SM
MD
LG