Ndërlidhjet

Putin në Turqi, bisedime për Sirinë e energjinë


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur në Turqi ku pritet të zhvillojë takime me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Këshilltari për politikë të jashtme ruse Yury Ushakov, ka bërë me dije se konflikti në Siri do të jetë tema kryesore në takimin që do të mbahet sot në Ankara.

Turqia dhe Rusia deri më tani kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre pavarësisht mospajtimeve në lidhje me krizën në Siri dhe Ukrainë.

Rusia mbetet aleat kyç i regjimit të Bashar al-Asadit, derisa Erdogan po bën presion për rrëzimin e presidentit sirian.

Ankaraja e ka kundërshtuar aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë në muajin mars.

Putin dhe Erdogan pritet që të diskutojnë edhe bashkëpunimin energjetik mes të dyja vendeve.

Ankaraja ka kërkuar reduktimin e çmimit të gazit nga Rusia si dhe importim të një sasie më të madhe pëpara dimrit.

XS
SM
MD
LG