Ndërlidhjet

NATO diskuton për Ukrainën e të tjera


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen sot në Bruksel.

Bisedimet pritet të dominohen nga kriza në Ukrainë dhe marrëdhëniet e përkeqësuara midis Moskës dhe Perëndimit.

Para bisedimeve, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “2014-ta ka qenë një vit i agresionit, krizës dhe konfliktit” dhe se “aksionet e Rusisë kanë minuar sigurinë euro-atlantike”.

Ministrat po ashtu pritet të diskutojnë për një forcë të përkohshme për reagim të shpejtë, e cila do të ishte gati nga viti 2015.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, pritet të marrin pjesë po ashtu në takim, pasi ministrat e NATO-së do të lansojnë misionin trajnues dhe këshillues në Afganistan.

XS
SM
MD
LG