Ndërlidhjet

OKB ndërpret ndihmën për 1.7 mln refugjatë sirianë


Refugjatë në Irak
Refugjatë në Irak

Programi Botëror i Ushqimit ka pezulluar ndihmën për 1.7 milion refugjatë sirianë, për shkak të krizës financiare.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, me seli në Romë, ka thënë se u ka dhënë refugjatëve në Jordani, Liban, Turqi, Irak dhe Egjipt kupona për të blerë ushqime në dyqane.

Agjencia ka paralajmëruar se pasojat e ndalimit të ndihmës mund të jenë “shkatërruese”.

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit, Ertharin Cousin, ka thënë se agjencisë i duhen 64 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët sirianë vetëm gjatë dhjetorit.

Mbi 3.2 milionë njerëz kanë kënë Sirinë, ndërsa 7.6 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, prejse ka nisur kryengritja kundër presidentit Bashar al-Assad, më shumë se tre vjet më parë.

XS
SM
MD
LG