Ndërlidhjet

NATO fajëson Rusinë për destabilizimin e Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Anëtarët e NATO-s dhe Ukraina e kanë dënuar Moskën për atë që e kanë quajtur “destabilizim të qëllimshëm të situatës në Ukrainën lindore”.

“Ne e dënojmë praninë ushtarake të Rusisë në Krime”, thanë ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe Ukrainës, në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Bruksel.

“Ne jemi të shqetësuar edhe rreth planeve ruse për përforcimin e mëtejm ushtarak në Detin e Zi”, thuhet më tutje në deklaratë.

Rusia siipas deklaratës, përveç që qëllimshëm po e destabilizon Ukrainën, po i shkelë edhe ligjet ndërkombëtare me ofrimin e tankeve e armëve të tjera të rënda për seperatistët pro-rusë.

Rusia mohon përfshirjen e saj në konfliktin që deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 4 mijë e 300 personave.

XS
SM
MD
LG