Ndërlidhjet

BE:Paraqitet nevoja për shtimin e burimeve energjetike


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtarë i lartë i Bashkimit Evropian, ka thënë sot se tërheqja e papritur e Rusisë nga projekti për ndërtimin e tubacionit Rrjedha e Jugut, nënvizon nevojën e BE-së për të shtuar burimet e furnizimit me energji.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të hënën në Turqi se Rusia do të heqë dorë nga tubacioni i gazit natyror “Rrjedha e Jugut”, nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.

Putin duke folur në Ankara, pas bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se në vend të Rrjedhës së Jugut, Rusia dhe Turqia mund të ndërtojnë një qendër të gazit për Evropën Jugore.

“BE-ja do të shqyrtoj nga afër pasojat e këtij vendimi dhe se si ne mund të përshpejtojmë ndërlidhjen me shtetet anëtare”, ka thënë sot në Bruksel nënpresidentja e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva.

XS
SM
MD
LG