Ndërlidhjet

PK shkatërron 2246 armë të vogla dhe të lehta


Ilustrim
Ilustrim

Në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, e kanë bërë sot shkatërrimin e 2 mijë e 246 armëve të vogla dhe të lehta.

Shkatërrimi i armëve, sipas një kukmtese të lëshuar nga MPB, është bërë si rezultat i mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, citohet të ketë thënë se ky është një aktivitet shumë i rëndësishëm për MPB-në, dhe si i tillë është aktiviteti i dytë për këtë vit për shkatërrimin e armëve të cilat kanë qenë të përdorura për veprime të paligjshme.

“Duke llogaritur edhe armët që janë shkatërruar herën e kaluar pra kemi 3146 armë të shkatërrua. Shkatërrimi i një numri kaq të madh të armëve e renditë Kosovën në vendin e parë prej vendeve të rajonit për nga numri i armëve të shkatërruara”, ka thënë Hoti.

Shkatërrimi i armëve të paligjshme, si dhe atyre tepricë, sipas MPB-së, paraqet element të rëndësishëm të programit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta.

“Kjo është një metodë efektive për zvogëlimin e numrit të armëve në tregun e jashtëligjshëm, si dhe furnizimin potencial të tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

XS
SM
MD
LG