Ndërlidhjet

Kerry: Koalicioni kundër IS-it do të fitojë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Ministrat e jashtëm të 60 vendeve që përbëjnë koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër miitantëve të Shtetit Islamik, do të takohen sot për herë të parë.

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry në cilësinë e udhëheqësit të koalicionit, ka bërë me dije se para fillimit të takimit, se koalicioni i formuar për të luftuar militantët e Shtetit Islamik të cilët kanë marrë pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, është bashkuar për të ecur në të gjitha frontet dhe koalicioni sipas tij, “do të angazhohet në këtë fushatë për aq kohë sa është e mundur”.

“Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi kanë kërkuar mënyrat për rritjen e efikasitetit të veprimeve tona dhe unë jam i bindur që secili prej anëtarëve të koalicionit, do ta bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Kerry.

Kerry ka shtuar se rritja e shpejtë e militantëve, po i bën ekstremistët edhe më tutje që të jenë të ekspozuar, ndonëse viktima nga ana e tyre sipas tij, ka nga dita në ditë.

Ai shtoi se militantët islamik kanë dashur që ta marrin peng një besim të tërë, por sipas tij, vetë liderët myslimanë janë shprehur kundër mnilitantëve.

Takimi i ministrave të jashtëm do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

XS
SM
MD
LG