Ndërlidhjet

Nafta alivanos banorët e një fshati kazak


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetëra banorë të një fshati në Kazakistanin perëndimor, janë alivanosur ditëve të fundit.

Aktivistët mjedisorë thonë se kjo ka ndodhur për shkak të rrjedhave toksike të gazit nga një fushë e madhe e naftës, që gjendet pesë kilometra larg fshatit.

Autoritetet kanë bërë me dije se që nga 28 nëntori e deri më 4 dhjetor, 43 persona, shumica nga të cilët të rinjë, janë alivanosur.

Disa prej tyre janë hospitalizuar.

Dy ditë më parë, prokurori rajonal Serik Qaramanov, ka bërë me dije se para disa ditëve, ka ndodhur një aksident në fushën e naftës Qarashyghanaqme, me ç’rast ka pasur edhe rrjedhje të konsiderueshme të gazit.

Ekologu lokal i cili punon në një organizatë joqeveritare, Sergei Bruto, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se e tëra mund të ketë ndodhur për shkak të rrjedhës së gazit.

Ai ka shtuar se banorët e këtij fshati, që nga viti 2002, janë duke iu bërë thirrje autoriteteve shtetërore, që ta bëjnë zhvendosjen e fushës së naftës.

XS
SM
MD
LG