Ndërlidhjet

Arrestohet ish-shefi i sigurisë në Kinë


Zhou Yongkang
Zhou Yongkang

Ish-shefi i sigurisë në Kinë, Zhou Yongkang, zyrtari më i lartë kinez që hetohet për korrupsion, është arrestuar dhe përjashtuar nga Partia Komuniste.

Autoritetet kineze kanë hapur hetime formale kundër tij.

Para se tërhiqej dy vjet më parë, Zhou ka qenë shef i sigurisë së brendshme të Kinës.

Shumë nga ish-bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij përballen po ashtu me akuza për korrupsion.

Prejse ka ardhur në pushtet, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur një fushatë të profilit të lartë për të pastruar korrupsionin në mesin e zyrtarëve të partisë dhe qeverisë.

Zhou akuzohet për disa krime, përfshirë shkelje të rënda të disiplinës partiake, pranim të shumave të mëdha të ryshfetit, zbulim të sekreteve shtetërore dhe shkelje të kurorës me disa gra.

XS
SM
MD
LG