Ndërlidhjet

Dënohen “ndihmësit” e sulmeve në Volgograd


Volgograd, Rusi
Volgograd, Rusi

Një gjykatë në Rusi ka dënuar katër persona nën akuzat se kanë ndihmuar sulmuesit vetëvrasës, të cilët kanë vrarë 34 njerëz në qytetin Volgograd, në dhjetor të vitit 2013.

Gjykata në Volgograd ka dënuar Alautdin Dadayevin dhe Ibragim Magomedovin me nga 19 vjet burgim.

Ata janë shpallur fajtorë për strehimin e sulmuesve.

Vëllezërit Magomed dhe Tagir Batirov janë dënuar me nga tre vjet e dhjetë muaj burgim.

Hetuesit kanë thënë se këta dy kanë ndihmuar sulmuesit të vijnë në Volgorgrad nga provinca e Dagestanit.

XS
SM
MD
LG