Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan – 4 militantë të vrarë


Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, janë vrarë së paku katër militantë të dyshuar, në një rajon të trazuar të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.

Një zyrtar pakistanez tha sot se aeroplani pa ekuipazh e ka qëlluar një shtëpi ku ishin këta militantë në rajonin Vaziristani Verior. Nga sulmi, po ashtu, janë plagosur dy të tjerë.

Disa zyrtarë ushtarakë pakistanezë i kanë thënë agjencisë Reuters se në mesin e të vrarëve ishte edhe një pjesëtar i lartë i al-Kaidës.

Sipas tyre, ky person nga Pakistani, me emrin Omar Faroq, por i njohur edhe si Ustad Farooq, ishte shef i departamentit për media të al-Kaidës rajonale dhe kishte operuar në Pakistan dhe Afganistan.

Ky sulm u bë një ditë pasi forcat pakistaneze thanë se e kishin vrarë liderin e lartë të al-Kaidës, Adnan el-Shukrijumah.

Ushtria e Pakistanit e ka lansuar një ofensivë madhore në Vaziristanin Verior, në muajin qershor, dhe thotë se gjatë këtij operacioni janë vrarë më se 1,560 militantë.

Gjatë këtij operacioni, sipas ushtrisë pakistaneze, janë vrarë edhe 125 ushtarë.

XS
SM
MD
LG