Ndërlidhjet

Franca zotohet se do të luftojë anti-semitizmin


Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.
Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, është zotuar se do ta bëjë luftën kundër anti-semitizmit “një kauzë kombëtare”.

Cazeneuve i ka kërë këto komente të dielën, në një miting në rrethinë të Parisit, ku javën e kaluar është sulmuar një çift hebre.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me rastin, në të cilin gruaja është përdhunuar dhe janë vjedhur para.

Zyrtarët thonë se ka rritje të numrit të sulmeve anti-semitike në Francë.

Ky vend strehon komunitetin më të madh hebre në Evropë.

XS
SM
MD
LG