Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mbështet takimin e radhës për Ukrainën lindore


Ilustrim

Ilustrim

Rusia i ka dhënë mbështetje të madhe raundit të ri të bisedimeve që mund të ndodhin këtë javë, në mes të forcave ukrainase dhe seperatisëve pro-rusë në atë pjesë, me qëllim që ti jepet fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë gjatë fundjavës, se një marrëveshje ishte arritur, për mbajtjen e një takimi në Minsk gjatë ditës së martë.

“Rusia është duke bërë çdo gjë në mënyrë që të mbahet një takim i Grupit të kontaktit gjatë kësaj javë. Unë mendoj se kjo do të ndodhë”, ka thënë sot në Kremlin, ndihmësi i politikës së jashtme ruse, Yury Ushakov.

Ai nuk ka përmendur një datë specifike se kur mund të mbahet ky takim.

Një udhëheqës seperatist pro-rus në Ukrainën Lindore, ka thënë se bisedimet duhet të mbahen gjatë kësaj jave.

Poroshenko ka shfaqur shpresën se bisedimet e reja mund të çojnë në zbatimin e vërtetë të marrëveshjes së 5 shtatorit për armëpushimin, marrëveshje e cila ka dështuar ta ndaloj konfliktin.

XS
SM
MD
LG