Ndërlidhjet

Lojëra të reja në kuadër të Lojërave Olimpike


Ilustrim

Ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka votuar në favor të lejimit të sporteve shtesë në kuadër të Lojërave Olimpike verore dhe dimërore, ndërsa ka caktaur një kufizim për numrin e atletëve.

Lejimi i sporteve të reja është një nga reformat kyçe të propozuara nga presidenti i Komitetit, Thomas Bach.

Me votimin e ri, në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio në vitin 2020, pritet të përfshihet edhe bejsbolli, softbolli dhe skvoshi ose karateja.

Në Olimpiadën e Londrës të mbajtur në vitin 2012 ka pasur 26 lloje të sporteve.

Lojërat e ardhshme verore, megjithatë nuk do të jenë në gjendje që të kalojnë numrin prej 10 e 500 atletëve.

Olimpiada dimërore, do të lejoj maksimalisht 2 mijë e 900 atletë.

XS
SM
MD
LG