Ndërlidhjet

Ukraina pranon dërgesën e parë të gazit nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Ukraina ka konfirmuar sot, se e ka pranuar dërgesën e parë të gazit natyror nga Rusia.

Ukraina nuk është furnizuar me gaz nga Rusia, që nga qershori i këtij viti.

Gjashtë muaj më parë, si rezultat i krizës në Ukrainë, Rusia e ka ndërprerë dërgimin e gazit me arsyetimin se nuk janë paguar miliona euro për gazin e shpenzuar në Ukrainë.

Rusia gjithashtu e ka rritur çmimin e naftës për Ukrainën.

“Importet nga Rusia kanë filluare dy ditë më herët sesa që ishte planifikuar”, ka njoftuar të martën kompania e transportit të gazit në Ukrainë, Ukrtransgaz.

Më 5 dhjetor, Ukraina ia ka transferuar komapnisë ruse Gazprom 378 milionë dollarë, si parapagim për një miliard metra kub të gazit rus.

XS
SM
MD
LG