Ndërlidhjet

Komiteti Olimpik i Kosovës pranohet me të drejta të plota


Ilustrim
Ilustrim

Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë, të martën e ka miratuar pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota, pa asnjë votë kundër.

Kjo nënkupton që Kosova mund të marrë pjesë në kualifikimet për lojërat olimpike, dhe po ashtu edhe në vet lojërat evropiane në Baku 2015, si dhe në ato olimpike në Rio de Janeiro, në vitin 2016.

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, e ka konfirmuar lajmin për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se Kosova, tashmë është e barabartë me 204 komitete kombëtare olimpike të tjera.

“Ky është lajm fantastik. Kjo është një histori e re për sportistët e Kosovë, të cilët mund të marrin pjesë në kualifikime dhe në lojëra olimpike, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, si dhe të tregojnë më të mirën nga vetja. Ky është një rast i mirë që të mësojmë shumë nga bota dhe të nisemi përpara ashtu siç duhet dhe të jemi një Komitet Olimpik, i cili demonstron dhe do të luftojë përvlerat e lëvizjes olimpike, si dhe do t’ua mundësoj sportistëve të Kosovës që të përparojnë”, tha Hasani.

Këshilli ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në tetor të ktij viti, kishte miratuarpranimin e përkohshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Pranimi, është konfirmuar të martën në Monako.

XS
SM
MD
LG