Ndërlidhjet

Medvedev: Rusët të mos frikësohen nga rënia e rublës


Dmitry Medvedev gjatë intervistës së sotme në televizion
Dmitry Medvedev gjatë intervistës së sotme në televizion

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, u ka bërë thirrje rusëve “të mos bëjnë panik” dhe t’i mbajnë kursimet e tyre në rubla, përkundër rënies së madhe të monedhës ruse.

Gjatë një interviste të sotme vjetore tradicionale televizive, zoti Medvedev tha se sanksionet perëndimore kundër Rusisë, për shkak të rolit të saj në Ukrainë, i kanë kontribuar rënies së rublës.

Këtë vit, rubla ka rënë afro 40% në krahasim me dollarin amerikan.

Medvedev, po ashtu, ka përsëritur se sanksionet janë të dëmshme për vendet evropiane, duke thënë se ato tashmë kanë humbur deri në 40 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG