Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona për veprat penale: krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.

Në një komunikatë për media Policia njofton se "pas hetimeve të përbashkëta të zhvilluara që nga muaji maj 2014, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, të strukturuar dhe të organizuar mirë, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të mallrave në Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Prizren, Suharekë, Mamushë, Gjakovë, Deçan, dhe Pejë, gjithsej në 38 lokacione të ndryshme ka realizuar operacionin e kontrollit të lokacioneve dhe arrestimin e të dyshuarve".

Sipas policisë, të dyshuarit për këtë veprimtari "përdornin metoda të ndryshme për kontrabandimin e derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra te tjera duke përdorur rrugët nga Serbia përmes kalimeve ilegale nga kufiri verior i Kosovës dhe pastaj transportonin mallra në pjesët e tjera të vendit".

XS
SM
MD
LG