Ndërlidhjet

Lëshimi i raportit të Senatit të SHBA-ve mbi teknikat e marrjes në pyetje të CIA-s ka sjellë kritika të gjera në lidhje me veprimet e agjentëve të CIA-s dhe kontraktorët, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Një i dërguar i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se zbulimet nga raporti duhet të çojnë në ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë në administratën e Presidentit George W. Bush.

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani tha se raporti tregon se disa agjentë të CIA-s “kanë shkelur të gjitha normat e pranueshme për të drejtat e njeriut”.

Bashkimi Evropian mirëpriti lëshimin e raportit, duke thënë se ajo ishte një "hap pozitiv".

Ish presidenti i Polonisë Kwasniewski pranoi sot se Varshava kishte siguruar një vend ku agjentët e SHBA-ve të merrnin në pyetje të dyshuarit për terrorizëm, përgjatë kohës sa ai ishte në detyrë.

XS
SM
MD
LG