Ndërlidhjet

Në Stamboll vritet një imam uzbek


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Turqia bëjnë me dije se një imam i shquar uzbek që ishte kritikues i qeverisë së Uzbekistanit, e konsiderohej si islamist radikal, është vrarë në Stamboll.

Shërbimi uzbek i Radios Evropa e Lirë, ka bërë me dije se imami i cili e ka përdiorur emrin Shaykh Abdullah Bukhoroy, është qëlluar për vdekje rreth orës 10 me kohë të Stambollit, dhe atë në afërsi të shtëpisë së tij në lagjen Zeyitinburnu.

Ai ka ndërruar jetë në një spital të Stambollit, shtatë orë pas sulmit.

Imami kishte lindur me emrin Mirzagholib në rajonin Shakhrikon të provincës uzbeke Andijan.

Pas largimit të tij nga Uzbekistani, një dekadë më parë, ai kishte hapur një medrese në Stamboll.

Në kohën kur imami ka vdekur, medreseja që ai udhëhiqte, ka duke funksionuar shtatë shkolla dhe konvikte fetare në Turqi.

Në tetor, imami kishte thënë se vartësit e tij në Uzbekistan po persekutohen dhe se ai vetë, ishte duke u kërkuar nga Shërbimi Kombëtar i Sigurimit në Uzbekistan.

Në predikimet e tij, ai kishte mbrojtur militantët islamik kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asadi.

XS
SM
MD
LG