Ndërlidhjet

Google ndërpret “Google news” për Spanjën


Ilustrim
Ilustrim

Gjiganti i teknologjisë me bazë në Shtetet e Bashkuara, Google, ka njoftuar se do ta ndaloj shërbimin e saj “Google news” për territorin e Spanjës.

Kjo është një kundërpërgjigje e Google ndaj legjislacionit të ri spanjoll, i cili parasheh që Google ti paguaj faqet e lajmeve të Spanjes për shkak të lidhjes së Google me përmbajtjet e faqeve spanjolle.

Ligji spanjoll për pronësi intelektuale, i cili do të hyjë në fuçi nga 1 janari i vitit 2015, ka për qëllilm mbrojtjen e botuesve dhe mediave të shkruara lokale.

Ligji i ri e ka caktuar një taksë për Google.

Google ka njoftuar se shërbimi i lajmeve të këtij gjiganti për Spanjen, do të ndërpritet më datën 16 dhjetor.

XS
SM
MD
LG