Ndërlidhjet

Moskë: Rënie e mëtejshme e rublës


Pamje e monitorëve në një këmbimore në Moskë për raportet e rublës me dollarin dhe euron
Pamje e monitorëve në një këmbimore në Moskë për raportet e rublës me dollarin dhe euron

Rubla e Rusisë sot ka shënuar rënie të re, duke u këmbyer 57 rubla për 1 dollar, sot herët në Moskë.

Vlera e rublës ruse kundër dollarit dhe euros ka vazhduar rënien, përkundër përpjekjeve të Rusisë për ta forcuar atë, duke e rritur shkallën e kamatave për 1%, gjatë ditës së djeshme.

Kjo ishte rritja e pestë e shkallës së interesit në Rusi gjatë këtij viti.

Pak më vonë rubla filloi të kthehej dhe për 1 dollar këmbeheshin 56.75 rubla, ndërsa një euro për 70 rubla.

Rubla dhe ekonomia ruse e ndërlidhur me energjinë, është ballafaquar me probleme për disa muaj të tërë për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, dhe të vendeve të tjera, lidhur me ndërhyrjen e Moskës në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG