Ndërlidhjet

Edhe një zyrtare gjeorgjiane i bashkohet qeverisë ukrainase


Ilustrim
Ilustrim

Ish-zëvendësministrja e brendshme e Gjeorgjisë, Ekaterina Zguladze, pritet që gjatë javës së ardhshme, të emërohet në postin e ngjashëm në Ukrainë.

Ministri i brendshëm ukraina, Arsen Avakov, ka shkruar të premten në rrejtin social Facebook, se e ka rekomanduar presidentin Petro Poroshenko, që t’ia jap shtetësinë ukrainase zonjës Zguladze, në mënyrë që ajo të mund të emërohet në atë post.

Sipas Avakov, Poroshenko e ka mirëpritur rekomandimin e tij dhe gjatë javës së ardhshme, sipas tij, Zguladze do të bëhet shtetase e Ukrainës.

Zguladze ka dhënë një kontribut të madh në reformat për zbatim të ligjit në Gjeorgji në kogën e presidentit Mikheil Saakashvili, kontribut i cili është vlerësuar nga perëndimi.

Qeveria e re ukrainase e cila është miratuar më 2 dhjetor, është në përbërje të ministrit të shëndetësisë Aleksandr Kvitashvili, i cili më parë ka qenë ministër i shëndetësisë në Gjeorgji, ministrja e financave Natalie Jaresko, një shtetase amerikane që më parë kishte punuar në Departamentin amerikan të Shttetit, si dhe ministri i ekonomisë Aivaras Abromavicius, i cili kishte qenë një investues nga Lituania.

Të gjithë këta e kanë marrë shtetësinë ukrainase, para se ti bashkohen kabinetit qeveritar.

XS
SM
MD
LG