Ndërlidhjet

Rrëshqitje dheu në Indonezi, dhjetëra viktima


Indonezi - foto arkivi
Indonezi - foto arkivi

Së paku 11 persona kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë figurojnë të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në fshatin Jemblund të Indonezisë.

Qindra të tjerë janë evakuar, ndërsa ekipet e shpëtimit janë mobilizuar në kërkimin e të zhdukurve.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Kjo dukuri është e zakonshme në Indonezi, sidomos gjatë sezonit të shirave monsun, që zgjat nga muaji tetor deri në prill.

XS
SM
MD
LG