Ndërlidhjet

Siera Leone ndalon festimet e Krishtlindjeve


Ilustrim
Ilustrim

Siera Leone ka njoftuar se ka ndaluar festimet publike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për shkak të kërcënimeve nga Ebola.

Autoritetet kanë thënë se do të vendosin ushtarë nëpër rrugë, gjatë periudhës së festave, per të ndaluar festimet dhe për të mbajtur njerëzit brenda shtëpive.

Si pasojë e virusit vdekjeprurës Ebola, në Siera Leone kanë vdekur 1,786 njerëz.

Sipas shifrave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Siera Leone ka tani numrin më të madh të të infektuarve.

Të goditura keq nga shpëthimi i sivjetmë i Ebolës kanë qenë edhe Liberia dhe Guinea.

XS
SM
MD
LG