Ndërlidhjet

Vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit në Indonezi


Indonezi - foto arkivi
Indonezi - foto arkivi

Rreth 2,000 punëtorë shpëtimi janë duke kërkuar 80 persona të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Jemblung të Indonezisë.

Ekipet janë duke përdorur pajisje të rënda për pastrimin e rrugëve.

Njëzet persona janë konfirmuar tashmë të vdekur.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Kjo dukuri është e zakonshme në Indonezi, sidomos gjatë sezonit të shirave monsun, që zgjat nga muaji tetor deri në prill.

XS
SM
MD
LG